ULCINJSKI DIJALOG: Budite dio promjene

November 6, 2024
text

 

Program Ujedinjenih nacija za razvoj (UNDP) u Crnoj Gori i Opština Ulcinj pozivaju sve zainteresovane građane i građanke na Lokalni dijalog: Zajednica pokreće promjene, koji će biti održan 21. i 22. novembra u Hotelu Plaza.

Sve koji žive u Ulcinju i imaju želju da aktivno doprinesu opštem dobru, boljoj sadašnjosti i budućnosti svih građanki i građana, pozivamo na dvodnevni neformalni dijalog. Program traje od 9:30 do 16:30 prvog dana, dok će drugog dana aktivnosti biti organizovane od 10:00 do 14:30. Ulcinjski dijalog je inspirativan i otvoren prostor, u okviru kojeg će se kroz timski rad inicirati akcije za opšte dobro i budućnost po mjeri svih. Ova jedinstvena prilika omogućava zainteresovanima da:

  • Razmijene mišljenja i ideje o tome šta žele da unaprijede u svom gradu/kakav grad žele;

  • Zajedno sa sugrađanima/kama razgovaraju o ključnim izazovima u svojoj zajednici kao što su: govor mržnje, rodno zasnovano nasilje, vršnjačko nasilje, marginalizacija određenih društvenih grupa itd;

  • Podijele svoju viziju zajednica koje promovišu zajedništvo, solidarnost, poštovanje različitosti i međusobno povjerenje, kao i povjerenje u institucije;

  • Budu dio platforme u okviru koje se njihovi prijedlozi za rješenja konkretnih izazova uzimaju u obzir od strane lokalnih, nacionalnih i međunarodnih institucija.

Kroz otvoreni dijalog, timski rad, inovativne aktivnosti i edukativne prezentacije, građani/ke će, zajedno sa predstavnicima lokalnih institucija, raditi na osmišljavanju konkretnih preporuka koje će doprinijeti unapređenju društvene kohezije u Ulcinju. Ove preporuke i ideje treba da reflektuju vrijednosti opšteg dobra, solidarnosti, saradnje, poštovanja tolerancije, empatije, rodne i svake druge ravnopravnosti i prevenciju govora mržnje. Učesnici Dijaloga imaće priliku da budu dio Laboratorije za inovacije u oblasti društvene kohezije, gdje će predložene ideje biti dodatno razvijane, a realizacija nekih od njih podržana.

Za učešće se mogu prijaviti svi zainteresovani građani i građanke, uključujući mlade, žene, lokalne organizacije civilnog društva, prosvjetne radnike/ce, roditelje, preduzetnike/ce, predstavnike/ce medija i druge društvene aktere koji žele da doprinesu opštem dobru.

Pozivamo ih da se pridruže tako što će popuniti formu na linku i biti dio promjene! Krajnji rok za prijave je 18. novembar 2024.

Ulcinjski dijalog dio je zajedničkog programa Ujedinjenih nacija Zajedno za opšte dobro, koji realizuju UNDP, UNICEF i UNESCO, u saradnji sa Vladom Crne Gore, a finansira ga UN Fond za izgradnju mira. Program ima za cilj jačanje društvene kohezije kroz unapređenje povjerenja građanki i građana u institucije, kao i jačanje otpornosti zajednica na govor mržnje, rodno zasnovano nasilje, nasilje prema i među djecom i mladima.

***

DIALOGU ULQINAK: Bëhuni pjesë e ndryshimit

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (UNDP) në Mal të Zi dhe Komuna e Ulqinit ftojnë të gjithë qytetarët e interesuar në Dialogun Lokal: Komuniteti nxit ndryshimin, i cili do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor në Hotelin Plaza.

Ftojmë në një dialog joformal dyditor të gjithë ata që jetojnë në Ulqin dhe që kanë dëshirë të kontribuojnë aktivisht për të mirën e përbashkët, një të tashme dhe të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Programi zgjat nga ora 9:30 deri në 16:30 të ditës së parë, ndërsa ditën e dytë do të organizohen aktivitete nga ora 10:00 deri në 14:30. Dialogu Ulqinak është një ambient frymëzues dhe i hapur, në kuadër të së cilit, nëpërmjet punës në grup, do të iniciohen veprime për të mirën e përbashkët dhe të ardhmen e të gjithëve. Ky rast unik do t'u mundësojë pjesëmarrësve që të:

  • Shkëmbejnë mendime dhe ide se çfarë duan të përmirësojnë në komunën e tyre dhe çfarë komune ata dëshirojnë;

  • Bisedojnë së bashku me bashkëqytetarët/et dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor për sfidat kryesore në komunitetin e tyre siç janë: gjuha e urrejtjes, dhuna me bazë gjinore, dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve, marginalizimi i grupeve të caktuara shoqërore etj.

  • Shkëmbejnë vizionin e tyre për komunitetet që promovojnë bashkimin, solidaritetin, respektimin e diversiteteve dhe besimin tek njeri tjetri, si edhe besimin tek institucionet.

  • Jenë pjesë e një platforme në të cilën, propozimet për zgjidhje të sfidave specifike, të merren parasysh nga institucionet vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qytetarët/et do të punojnë nëpërmjet dialogut të hapur, punës në grup, aktiviteteve inovative dhe prezantimeve edukative, që së bashku me përfaqësuesit e institucioneve vendore të hartojnë rekomandime konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e kohezionit social në Ulqin. Këto rekomandime dhe ide duhet të pasqyrojnë vlerat e të mirës së përbashkët, solidaritetin, bashkëpunimin, respektimin e tolerancës, të qenit të ndjeshëm, barazinë gjinore dhe çdo barazi tjetër dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes. Pjesëmarrësit/et e Forumit do të kenë rastin që, pas forumit dyditor, të jenë pjesë e Laboratorit për inovacione në fushën e kohezionit social, ku idetë e propozuara do të zhvillohen më tej dhe do të mbështetet realizimi i disave prej tyre.

Të gjithë qytetarët e interesuar mund të aplikojnë për pjesëmarrje, duke përfshirë këtu të rinjtë, gratë, organizatat lokale të shoqërisë civile, arsimtarët, prindërit, afaristët, përfaqësuesit e mediave dhe aktorë të tjerë socialë që duan të kontribuojnë për të mirën e përbashkët.

I ftojmë të bashkohen me ne duke plotësuar formularin në link dhe të bëhen pjesë e ndryshimit! Afati i fundit për aplikim është data 18 nëntor 2024.

Dialogu Ulqinak është pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Së bashku për të mirën e përbashkët”, të cilin e zbatojnë UNDP, UNICEF dhe UNESCO, në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi. Këtë projekt e financon Fondi i OKB-së për ruajtjen e paqes. Programi synon të forcojë kohezionin social nëpërmjet rritjes së besimit të qytetarëve tek institucionet, si dhe forcimit të qëndrueshmërisë së komuniteteve ndaj gjuhës së urrejtjes, dhunës me bazë gjinore, dhunës ndaj dhe ndërmjet fëmijëve dhe të rinjve.