THIRRJE PUBLIKE për ndërmarrjet e sektorit privat që janë të gatshme të nxisin zhvillimin e tyre afarist nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe investimeve të gjelbra me shfrytëzimin e burimeve financiare të pakthyeshme – granteve

October 18, 2022

 

 

Masa për mbështetje i referohet ndërmarrjeve nga sektori privat të cilat janë të interesuara për hapjen e vendeve të reja të punës dhe investime të gjelbra përkatësishtvendosjen e produkteve, shërbimeve, teknologjive apo proceseve të gjelbra nëpërmjet përdorimit të burimeve financiare të pakthyeshme - granteve.

Mbështetja  financiare për të punësuarit e rinj është nga minimumi 205.000 denarë deri në maksimum 615.000 denarë, në varësi të numrit të punësimeve të aprovuara:

  • Minimumi 1 punësim për shumën minimale të grantit prej 205.000 denarë;
  • Minimumi 2 punësime për shumën e grantit prej 410.000 denarë;
  • Minimumi 3 punësime për shumën e grantit prej 615.000 denarë.

Mbështetja jepet në formën e grantit - mjete të pakthyeshme të destinuara për financimin e investimeve të reja afariste që synojnë tranzicionin në një ekonomi të gjelbër, gjatë së cilës do të mbështeten këto lloje të investimeve: blerja e pajisjeve të reja (makineri, vegla, pajisje për burimet e rinovueshme të energjisë, softuer i specializuar, licenca për përdorimin e softuerit dhe mjete themelore të ngjashme), dhe pajisje dhe materiale për efikasitet energjetik. Me mbështetjen mund të ndihmohet vetëm blerja e pajisjeve dhe/ose materialeve të reja. Shuma e grantit është dedikuar për financimin e vlerës së prokurimit pa TVSH. Përfituesi i mbështetjes është i detyruar të sigurojë fonde dhe të shlyejë detyrimet e TVSH-së për këto blerje.

Ndërmarrja ka mundësi të shtojë mjete të veta financiare shtesë nëse vlera e prokurimit pa TVSH tejkalon shumën e parashikuar të grantit.

Të drejtë të marrin pjesë në program, kanë ndërmarrjet e sektorit privat që plotësojnë këto kritere:

  • Janë të gatshëm të inkurajojnë zhvillimin e tyre afarist përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe realizimit të investimeve të gjelbra;
  • Në periudhën prej datës 01.01.2020 deri në publikimin e shpalljes kanë të paktën 4 punonjës;
  • Numri i përgjithshëm i punëtorëve të përhershëm në ditën e aplikimit dhe para zbatimit të mbështetjes nuk duhet të jetë më i ulët se numri mesatar i personave të punësuar[2] për një periudhë të pacaktuar në vitin e kaluar kalendarik, përveç rasteve kur arsyet e zvogëlimit të numrit të personave të punësuar për një periudhë të pacaktuar janë për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës (për shkak të dorëheqjes së punëtorit), realizimit të së drejtës për pension, vdekje ose paaftësi për punë.
  • Numri i personave të sapo-punësuar nuk mund të jetë më i madh se 50% e numrit mesatar të personave të punësuar për periudhë kohore të pacaktuar, në vitin e kaluar kalendarik;
  • Në ditën e aplikimit kanë shlyer të gjitha detyrimet në bazë të pagave të paguara dhe kontributeve nga sigurim të detyrueshëm social;
  • Të mos ketë humbje financiare në vitin paraprak përveç nëse humbja është bërë për shkak të investimeve kapitale nga personi juridik;
  • Në 100% pronësi private, së paku 50,1% është në pronësi të personit/personave me shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të drejtat dhe detyrimet ndërmjet APRMV-së, UNDP-së dhe ndërmarrjeve të cilave u është dhënë mbështetja financiare e pakthyeshme do të rregullohen me lidhjen e marrëveshjeve të ndërsjella.

Punëdhënësit e interesuar mund të aplikojnë deri më 31 tetor 2022 duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

  • Formulari i aplikimit duhet të plotësohet në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/7zprdvktuykrh1WLA
  • Dokumentet mbështetëse të skanuara që përmenden në Formularin për aplikim dhe që duhet të ngarkohen në të njëjtën lidhje.

Ndërmarrjet që kanë paraqitur kërkesë me dokumente mbështetëse dhe të cilat janë përzgjedhur paraprakisht në bazë të kritereve administrative dhe të së drejtës për pjesëmarrje, do të futen në sistemin APRMV sipas detyrës zyrtare. Ndërmarrjet do të njoftohen nëse është e nevojshme për të dorëzuar Aplikim për pjesëmarrje në Qendrat lokale për punësim.

Informacionet e detajuara për masën, janë dhënë në dokumentin “Rregullat e thirrjes publike dhe udhëzimet për aplikim” i cili gjendet në linkun e mësipërm.

Informacion shtesë rreth masës mund të kërkohet në e-mail adresën: rabotaimoznosti.mk@undp.org

 

AGJENCIA PËR PUNËSIM E

REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT


[1]Me përjashtim të grupit 25.4 - Prodhimi i armëve dhe municionit.

[2]Termi "numër mesatar i punonjësve" i referohet vetëm nevojave të zbatimit të programeve/masave aktive për punësim.

[3]Ky kriter nuk zbatohet për personat juridikë të regjistruar pas datës 1 korrik 2021.