Multiple crises halt progress as 9 out of 10 countries fall backwards in human development, UNDP report warns

The world must jolt itself out of its global paralysis to secure the future of people and planet by re- booting its development trajectory. Albania is in the high human development category

September 8, 2022
Human development report 2022

 

 

8 September 2022 – New York: The world is lurching from crisis to crisis, trapped in a cycle of firefighting and unable to tackle the roots of the troubles that confront us. Without a sharp change of course, we may be heading towards even more deprivations and injustices, warns the United Nations Development Programme (UNDP).

The latest Human Development Report, “Uncertain Times, Unsettled Lives: Shaping our Future in a Transforming World”, launched today by UNDP, argues that layers of uncertainty are stacking up and interacting to unsettle life in unprecedented ways. The last two years have had a devastating impact for billions of people around the world, when crises like COVID-19 and the war in Ukraine hit back-to-back, and interacted with sweeping social and economic shifts, dangerous planetary changes, and massive increases in polarization.

For the first time in the 32 years that UNDP have been calculating it, the Human Development Index, which measures a nation’s health, education, and standard of living, has declined globally for two years in a row. Human development has fallen back to its 2016 levels, reversing much of the progress towards the Sustainable Development Goals.

The reversal is nearly universal as over 90 percent of countries registered a decline in their HDI score in either 2020 or 2021 and more than 40 percent declined in both years, signaling that the crisis is still deepening for many.

Albania's HDI value for 2021 is 0.796— which put the country in the High human development category—positioning it at 67 out of 191 countries and territories.

In terms of Gender Inequality Index, that reflects gender-based inequalities in three dimensions – reproductive health, empowerment, and labour market, Albania ranks 39th out of 170 countries.

While some countries are beginning to get back on their feet, recovery is uneven and partial, further widening inequalities in human development. Latin America, the Caribbean, Sub-Saharan Africa and South Asia have been hit particularly hard.

“The world is scrambling to respond to back-to-back crises. We have seen with the cost of living and energy crises that, while it is tempting to focus on quick fixes like subsidizing fossil fuels, immediate relief tactics are delaying the long-term systemic changes we must make,” says Achim Steiner, UNDP Administrator.

“We are collectively paralyzed in making these changes. In a world defined by uncertainty, we need a renewed sense of global solidarity to tackle our interconnected, common challenges.”

The report explores why the change needed isn’t happening and suggests there are many reasons, including how insecurity and polarization are feeding off each other today to prevent the solidarity and collective action we need to tackle crises at all levels. New calculations show, for instance, that those feeling most insecure are also more likely to hold extreme political views.

“Even before COVID-19 hit, we were seeing the twin paradoxes of progress with insecurity and polarisation. Today, with one-third of people worldwide feeling stressed and fewer than a third of people worldwide trusting others, we face major roadblocks to adopting policies that work for people and planet,” says Achim Steiner. “This thought-provoking new analysis aims to help us break this impasse and chart a new course out of our current global uncertainty. We have a narrow window to re-boot our systems and secure a future built on decisive climate action and new opportunities for all.”

To chart a new course, the report recommends implementing policies that focus on investment — from renewable energy to preparedness for pandemics, and insurance—including social protection— to prepare our societies for the ups and downs of an uncertain world. While innovation in its many forms— technological, economic, cultural—can also build capacities to respond to whatever challenges come next.

“To navigate uncertainty, we need to double down on human development and look beyond improving people’s wealth or health,” says UNDP’s Pedro Conceição, the report’s lead author. “These remain important. But we also need to protect the planet and provide people with the tools they need to feel more secure, regain a sense of control over their lives and have hope for the future.”

To learn more about the 2022 Human Development Report and UNDP’s analysis on navigating the new uncertainty complex, visit https://hdr.undp.org/human-development-report-2021-22

 

For media inquiries, please contact

Nora Kushti | Communications Specialist | Email: nora.kushti@undp.org

 

Versioni shqip i njoftimit për shtyp

 

Krizat e shumëfishta ndalojnë progresin ndërsa 9 nga 10 vende shënojnë rënie në nivelin e zhvillimit njerëzor, paralajmëron Raporti i UNDP

 

Bota duhet të shkundet nga paraliza e saj globale me qëllim që të sigurojë të ardhmen e njerëzimit dhe planetit, duke i dhënë një shtysë trajektores së vet të zhvillimit

Shqipëria renditet në kategorinë e lartë të zhvillimit njerëzor

 

8 shtator 2022- Nju Jork: Bota po zvarritet nga kriza në krizë e zënë si në çark në një cikël ‘fikjesh zjarresh’ dhe në pamundësi për të trajtuar me efikasitet “rrënjët e telasheve” me të cilat përballemi. Pa një ndryshim të fortë të kursit, mund të jemi duke shkuar drejt privimeve dhe padrejtësive më të mëdha, paralajmëron Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Raporti i fundit i Zhvillimit Njerëzor, “Kohë të Pasigurta, Jetë të Paparashikueshme: Formësimi i së Ardhmes Sonë në një Botë që Transformohet”, i publikuar sot nga UNDP-ja argumenton se shtresat e pasigurisë po shtohen dhe po ndërveprojnë me njëra-tjetrën duke shqetësuar jetesën në mënyra të pa precedente. Dy vitet e fundit  kanë patur një ndikim shkatërrimtar për miliarda njerëz në botë, ndërsa krizat e shkaktuara nga pandemia e COVID-19-ës dhe lufta në Ukrainë pasuan njëra-tjetrën dhe ndërvepruan me ndryshimet rrënjësore shoqërore dhe ekonomike, ndryshimet e rrezikshme në planet dhe rritjen masive të polarizimit.

Për herë të parë në 32 vitet që UNDP-ja e ka matur, Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (IZHNj), i cili vlerëson nivelin e shëndetit, arsimit dhe standardin e jetesës së një kombi, ka pësuar rënie në nivel botëror për dy vite radhazi. Zhvillimi njerëzor ka rënë në nivelet e vitit 2016, duke kthyer mbrapsht një pjesë të madhe të progresit të bërë për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ky kthim është thuajse universal, duke qenë se 90 % e vendeve kanë shënuar rënie të vlerës së tyre të IZhNj-së në vitin 2020 ose në vitin 2021 dhe më shumë se 40 % e tyre kanë shënuar rënie në të dy vitet, duke sinjalizuar që për shumë vende kriza është ende në thellim.

Vlera e IZhNj-së për Shqipërinë për vitin 2021 është 0.796 – vlerë që e vendos vendin në kategorinë e Lartë të zhvillimit njerëzor - duke e renditur atë në në vendin e 67 nga 191 vende dhe territore.

Përsa i përket Indeksit të Pabarazisë Gjinore që reflekton pabarazinë me bazë gjinore në tre dimensione – shëndeti riprodhues, fuqizimi dhe tregu i punës, Shqipëria renditet e 39-ta nga 170 vende.

Ndërkohë që disa vende po fillojnë të rimëkëmben, kjo rimëkëmbje është e pabarabartë dhe e pjesshme, duke thelluar më tej pabarazitë në zhvillimin njerëzor. Amerika Latine, Karaibet, Afrika Sub-Sahariane dhe Azia e Jugut janë ndikuar veçanërisht rëndë.

“Bota po rreket t’i përgjigjet krizave të njëpasnjëshme. Kemi vënë re me krizat e kostos së jetesës dhe të energjisë, se megjithëse është tunduese që të përqendrohemi te zgjidhjet e shpejta, si subvencionimi i hidrokarbureve, taktikat e lehtësimit të shpejtë po vonojnë ndryshimet afatgjata sistemike që duhet të ndërmarrim,” u shpreh Achim Steiner, Administrator i UNDP-së.

“Nuk jemi në gjendje kolektivisht që t’i bëjmë këto ndryshime. Në një botë të rrokur nga pasiguria, kemi nevojë për një kuptim të përtërirë të solidaritetit botëror për të trajtuar sfidat tona të përbashkëta dhe të ndërlidhura.”

Raporti shqyrton se përse nuk po ndodh ndryshimi i nevojshëm dhe sugjeron se ka shumë arsye për këtë, përfshirë dhe mënyrën se si pasiguria dhe polarizimi ushqejnë njëra-tjetrën për të parandaluar solidaritetin dhe veprimin kolektiv që na nevojitet për t’i trajtuar krizat në të gjitha nivelet. Për shembull, përllogaritjet/vlerësimet e reja tregojnë se ata që ndihen më të pasigurt kanë po ashtu gjasa të kenë këndvështrime politike ekstreme.

“Edhe përpara se pandemia e COVID-19-ës të ndodhte, po vinim re paradokset binjake të zhvillimit të pasigurisë dhe polarizimi. Në ditët e sotme, ndërkohë që një e treta e njerëzve në të gjithë botën ndihen të stresuar dhe më pak se një e treta e njerëzve në botë u besojnë të tjerëve, përballemi me pengesa të mëdha në adoptimin e politikave që punojnë për njerëzit dhe planetin,” u shpreh Achim Steiner. “Kjo analizë e re mendimndjellëse synon të na ndihmojë ta thyejmë këtë ngërç dhe të përcaktojmë një kurs të ri duke lënë pas pasigurinë aktuale botërore. Kemi një hapësirë të vogël për t’i dhënë një shtysë  sistemeve tona dhe për të siguruar një të ardhme të ngritur mbi veprime klimatike vendimtare dhe mbi mundësi të reja për të gjithë.”

Për përcaktimin e një kursi të ri, raporti rekomandon zbatimin e politikave që përqendrohen tek investimet - nga energjia e rinovueshme tek përgatitja për pandemitë si dhe sigurimet - përfshirë mbrojtjen sociale - me qëllim përgatitjen e shoqërive tona për uljet dhe ngritjet e një bote të pasigurt. Ndërkohë, novatorizmi me format e veta të shumta - si ai teknologjik, ekonomik dhe kulturor - mund të krijojë gjithashtu kapacitetet për t’iu përgjigjur çdo sfide që do të hasim në të ardhmen.

“Për të naviguar pasigurinë, ne duhet të forcojmë angazhimin ndaj zhvillimit njerëzor dhe të shohim përtej përmirësimit të kamjes apo shëndetit të njerëzve,” thotë Pedro Conceição nga UNDP-ja, autori kryesor i raportit. “Këto mbeten të të rëndësishme. Por, ne gjithashtu duhet të mbrojmë planetin dhe t’u sigurojmë njerëzve instrumentet që u nevojiten për t’u ndjerë më të sigurt, për të rifituar kontrollin mbi jetët e tyre dhe për të pasur shpresë për të ardhmen.”

Për të mësuar më shumë mbi Raportin e Zhvillimit Njerëzor për vitin 2022 dhe analizën e UNDP-së për trajtimin e morisë së re të pasigurive, vizitoni https://hdr.undp.org/human-development-report-2021-22

 

Për pyetje nga mediat, ju lutemi kontaktoni:

Nora Kushti | Specialiste Komunikimi | nora.kushti@undp.org