Public call for participation of a civil society representative in evaluation commission of CSO grant applications under the ReLOaD2 project in the six partner municipalities

UNDP Albania

September 13, 2023

Overall objective of the ReLOaD2 project, funded by the EU and implemented by UNDP, is to strengthen participatory democracies and the EU integration process in the Western Balkans by empowering civil society and youth to actively take part in decision making and by stimulating an enabling legal and financial environment for civil society.

The ReLOaD project works with 13 partner municipalities in Albania: Elbasan, Kamëz, Kavajë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Patos, Përmet, Korçë, Roskovec, Sarandë, Tiranë and Shkodër, and collaborates on adopting transparent, development-oriented and project-based approach to funding of Civil Society Organizations (CSOs) focusing on its citizens and their needs.

In this context, the ReLOaD2 project in Albania and six partner municipalities: Kamëz, Kavajë, Kukës, Lushnje, Patos and Sarandë, has launched the Third Public Call for project proposals from CSOs. CSOs are invited to apply based on the criteria of each call. To complete the selection of project proposals submitted from CSOs, an evaluation commission will be set in each partner municipality, with a CSO representative member.

Therefore, to ensure a transparent and open process of selection of project proposals submitted from CSOs, the ReLOaD2 project announces Public Call for the presence of a CSO representative in the Evaluation Commissions of CSO grant applications in the six partner municipalities of Kamëz, Kavajë, Kukës, Lushnjë, Patos and Sarandë.

The evaluation process is tentatively scheduled for October – November 2023. The evaluation process will be conducted based on the Guidelines prepared from ReLOaD2 project and will last 1-2 days for each partner municipality.  

The CSO representative in the Evaluation Commission shall have the following duties and responsibilities: 

  • CSO representative shall be a voting member in the Evaluation Commission and perform evaluation in line with the ReLOaD2 regulations; 
  • The CSO representative must participate in the evaluation commission from the beginning to the end; 
  • The CSO representative will sign a confidentiality and impartiality statement and keep all the information regarding the evaluation process confidential; 
  • The CSO representative will sign jointly evaluation commission report and confirm the findings and provide additional comments related to the work of the evaluation commission, if and when necessary.

The applicants for the Evaluation Commission must be a member and/or a full-time employee of a CSOs legally established/registered in Albania and shall meet the following criteria:

  • Previous experience and skills in conducting an impartial, fair, and transparent evaluation of grant applications of CSO projects. Experience with EU grant awarding schemes will be considered as an asset;
  • Experience in preparing and / or implementing projects financed from public sources, especially at the local level;
  • Knowledge of the applicable legal basis, strategic documents, policy priorities, and methodologies in the field of disbursement of public funds to CSOs and youth;
  • Knowledge of principles of Project Cycle Management (PCM); 
  • Fluency in spoken and written Albanian and English is required.

The candidates must submit the following documents in electronic format to reload.al@undp.org:

  • An updated CV (specifying previous experience in the fields mentioned in the criteria section);
  • A Motivation Letter (stating the expression of interest for participation in the Evaluation Commission, as well as confirming availability for the evaluation process; specifying the municipality/ies where s/he prefers to participate);
  • A Statement from the CSO's legal representative authorising the candidate to represent the respective CSO in the Evaluation Commission.

The CSO representative shall be working pro bono/free of charge. The project will cover basic expenses, including transportation, accommodation, and meals during the evaluation process.  

The CSOs of which the selected candidate is a member and/or a full-time employee is NOT eligible to apply (neither as a lead applicant CSO nor as a partner to the applicant CSO) to the public calls for submission of CSO project proposals within the ReLOaD2 project in the partner municipalities where the candidate is selected to be member of the Evaluation Commission.

Final deadline for submitting the application is 28 September 2023.

If further information is required, please do not hesitate to contact reload.al@undp.org.


THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE TË PËRFAQËSUESIT TË SHOQËRISË CIVILE NË KOMISIONIN E VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE (OSHC) NË KUADËR TË PROJEKTIT ReLOaD2 NË 6 BASHKITË PARTNERE 

Qëllimi kryesor i projektit ReLOaD2, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP, është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendim-marrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Projekti ReLOaD2 ka partneritet me trembëdhjetë bashki në Shqipëri, konkretisht me bashkitë: Elbasan, Kamëz, Kavajë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Patos, Përmet, Korçë, Roskovec, Sarandë, Tiranë dhe Shkodër dhe bashkëpunon për adoptimin e një qasjeje transparente, të orientuar drejt zhvillimit dhe të bazuar në projekte për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC-ve).

Në këtë kuadër, projekti ReLOaD2 në Shqipëri dhe 6 bashki partnere: Kamëz, Kavajë, Kukës, Lushnje, Patos dhe Sarandë, ka hapur Thirrjen e tretë publike për organizatat e shoqërisë civile. Nëpërmjet kësaj thirrje ftohen OShC-të të aplikojnë me projekte sipas kritereve të shpalljeve publike të secilës bashki. Me qëllim vlerësimin e projekteve të propozuara nga OShC-të, ngrihet një komision vlerësimi në secilën bashki, ku ka edhe një përfaqësues të OShCve.

Për sa më sipër, dhe për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekteve të OShC-ve, projekti ReLOaD2 shpall Thirrjen Publike për praninë e një përfaqësuesi të OShC-ve në Komisionet e Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në 6 bashkitë partnere në Shqipëri: Kamëz, Kavajë, Kukës, Lushnje, Patos dhe Sarandë.

Pas dorëzimit të aplikimeve nga OShCtë, procesi vlerësimit pritet të mbahet në muajin Tetor – Nëntor 2023. Vlerësimi do të kryhet sipas një Udhëzuesi të përgatitur nga projekti ReLOaD2 dhe mund të zgjasë 1-2 ditë për secilën bashki.

Përfaqësuesi i OShC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të jetë anëtar i Komisionit të Vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me rregulloret e Projektit ReLOaD2;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve duhet të marrë pjesë në Komisionin e Vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të Vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dala nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e komisionit të vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.

Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë dhe/ose punonjës me orar të plotë të OShC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Përvojë dhe aftësi të mëparshme në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve. Përvoja me skemat e dhënies së granteve të BE-së do të konsiderohet si përparësi;
  • Përvojë në përgatitjen dhe/ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike, sidomos në nivel vendor;
  • Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OShC-të dhe rininë;
  • Njohja e parimeve të Ciklit të Menaxhimit të Projekteve (PCM);
  • Njohja e gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar;

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën: reload.al@undp.org:

  • CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
  • Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit, duke specifikuar edhe bashkinë/bashkitë ku preferon të përfshihet)
  • Deklaratë nga përfaqësuesi ligjor i OShC-së që autorizon kandidatin për të përfaqësuar OShC-në përkatëse në Komisionin e Vlerësimit.

Përfaqësuesi i OShC-s duhet të jetë i gatshëm të punojë pro bono/pa pagesë. Projekti do të mbulojë shpenzimet bazë, duke përfshirë transportin, akomodimin dhe vaktet gjatë procesit të vlerësimit.

OShC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do kenë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve në kuadër të projektit ReLOaD2 në bashkinë për të cilën kandidati është përzgjedhur për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 28 Shtator 2023. 

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën: reload.al@undp.org.