SDG Business Pioneers Award Celebrates Sustainable Business Leaders

UNDP Albania

November 18, 2024
SDG Business Pioneers Award Celebrates Sustainable Business Leaders

Tirana, November 18, 2024 – The SDG Business Pioneers Award Ceremony, recognized Albanian companies driving positive change through their commitment to environmental, social, and governance (ESG) principles. The ceremony highlighted innovative practices and celebrated businesses advancing the United Nations Sustainable Development Goals (SDGs). 

Sixty-seven businesses competed in this year’s awards, divided into five categories based on the number of employees, regardless of industry:

•    Micro Enterprises 25 applicants
•    Small Enterprises 14 applicants
•    Medium Enterprises 11 applicants
•    Large Enterprises 5 applicants
•    International Enterprises 12 applicants

Each category recognized three top awards: ESG & Corporate Social Responsibility, Core Business & Operations, and Overall, Winner. These awards honored businesses demonstrating leadership in sustainability and responsible business, setting standards that inspire others toward a more inclusive and eco-conscious economy.

The event’s trophies, developed by students from the Polytechnic University of Tirana, underlined the shared dedication of Albania’s academic and business communities to sustainable development.

The awards followed a meticulous three-stage evaluation:

Shortlisting – Initial review and eligibility check. External Evaluation – A panel of experts, made up of national and international business experts and development practitioners assessed the shortlisted businesses based on their sustainable impact. Due Diligence – A final risk assessment ensured integrity and compliance.

The UN Resident Coordinator in Albania Fiona McCluney present at the Award Ceremony underlined: “The UN is happy to celebrate companies in Albania that are setting a powerful example by creating quality jobs, reducing their environmental impact, and embedding sustainability into their core business practices. These forward-thinking companies are not only focused on the present—they are actively building a sustainable future for their businesses and the communities they serve”.

The SDG Business Pioneers Award created a space for Albanian businesses to showcase their ESG accomplishments, connect with leaders across sectors, and inspire further advancements in sustainability. The event brought together executives, environmental advocates, and innovators committed to long-term social and environmental progress.

The SDG Business Pioneers Award is a national competition launched by UNDP Albania, inspired by UNDP Bosnia & Herzegovina. The award comes in the context of the “Business Partnerships & Solutions for SDGs" joint UN project. 

Funded by the Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA) through the UN Albania SDG Acceleration Fund, and implemented by UNDP, FAO, ILO, and UNIDO, the project empowers Albanian businesses to embed the Sustainable Development Goals (SDGs) into their operations. It supports alignment with European Union (EU) standards as Albania progresses toward EU accession. The project aims to amplify the private sector’s positive impact on the environment and society, driving inclusive economic growth across Albania.

The winners:

Micro Category
•    Overall Winner: RecycAl
•    Winner for Core Business Activities and Operations: Pastrim Kimik Lavanderi Batica
•    Winner for Environmental, Social, and Governance (ESG) Policies and Corporate Social Responsibility (CSR): Silky Wet Cleaning

Small Business Category
•    Overall Winner: Albanian Trip Shpk
•    Winner for Core Business Activities and Operations: Arilta B New Generation
•    Winner for ESG Policies and CSR: TCNdo

Medium Business Category
•    Overall Winner: Ujësjellës Kanalizime Rajoni Korçë
•    Winner for Core Business Activities and Operations: Edipack Shpk
•    Winner for ESG Policies and CSR: Elite Travel Group

Large Business Category
•    Overall Winner: Everest Shpk
•    Winner for Core Business Activities and Operations: American Bank of Investments SHA
•    Winner for ESG Policies and CSR: Balfin Group

International Business Category
•    Overall Winner: Intesa Sanpaolo Bank Albania
•    Winner for Core Business Activities and Operations: Vodafone Albania
•    Winner for ESG Policies and CSR: NOA Sha

### 
For more information, please contact:
Nora Kushti, Communication Specialist, UNDP Albania
nora.kushti@undp.org    +355 69 209 0253 


Deklaratë për Shtyp 

Tiranë, 18 Nëntor 2024 – Në ceremoninë e Vlerësimit të OKB-së për Sipërmarrjet e Qëndrueshme, u shpallën fituesit mes kompanive shqiptare që kanë sjellë ndikim pozitiv përmes përkushtimit ndaj parimeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes së korporatës (ESG) dhe kontributit të tyre në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ceremonia vlerësoi praktikat inovatore dhe kontribuoi në promovimin e një ekonomie më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Shqipëri. 

Gjashtëdhjetë e shtatë (67) biznese konkurruan për çmimet e këtij viti, të ndara në pesë kategori bazuar në numrin e punonjësve, pavarësisht industrisë:
•    Sipërmarrje mikro: 25 aplikantë
•    Sipërmarrje të vogla: 14 aplikantë 
•    Sipërmarrje të mesme: 11 aplikantë 
•    Sipërmarrje të madha: 5 aplikantë 
•    Sipërmarrje ndërkombëtare: 12 aplikantë

Secila kategori u vlerësua me tre çmime kryesore:

1.    Fituesi i çmimit të madh.
2.    Fituesi për aktivitetin kryesor të biznesit dhe veprimtarive (Core Business & Operations)
3.    Fituesi për Politikat Sociale, Mjedisore dhe Qeverisja e Korporatave (ESG) dhe Përgjegjshmëria Sociale e Korporatës (CSR)

Këto çmime vlerësuan sipërmarrjet që tregojnë lidership në qëndrueshmëri si dhe përgjegjshmëri biznesi, duke vendosur standarde që frymëzojnë të tjerët drejt një ekonomie më gjithëpërfshirëse dhe miqësore ndaj mjedisit.
Trofetë e kësaj ceremonie, të ideuara nga studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, nënvizuan përkushtimin e përbashkët të komunitetit akademik dhe të biznesit në Shqipëri për zhvillimin e qëndrueshëm.

Çmimet u ndoqën nga një vlerësim rigoroz me tre faza:
•    Përzgjedhja e parë – Rishikim fillestar dhe kontroll i përshtatshmërisë.
•    Vlerësimi i jashtëm – Një panel ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë në biznes vlerësuan sipërmarrjet e përzgjedhura bazuar në ndikimin e tyre ndaj koncepteve të qëndrueshmërisë.
•    Vlerësimi i thelluar – Një vlerësim përfundimtar i rreziqeve për të siguruar integritet dhe përputhshmëri me kriteret.

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, e pranishme në Ceremoni, theksoi:
“OKB-ja është e lumtur të vlerësojë sipërmarrjet në Shqipëri që po vendosin një shembull kuptimplotë duke krijuar vende pune cilësore, reduktuar ndikimin e tyre në mjedis dhe integruar qëndrueshmërinë në praktikat e tyre bazë të biznesit. Këto sipërmarrje vizionare jo vetëm që fokusohen në të tashmen, por po ndërtojnë aktivisht një të ardhme të qëndrueshme për bizneset dhe komunitetet që u shërbejnë.”

Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme “SDG Business Pioneers” krijoi një hapësirë ku bizneset shqiptare mund të prezantojnë arritjet e tyre në ESG, të njihen me liderë nga sektorë të ndryshëm dhe të frymëzojnë arritje të mëtejshme në fushën e qëndrueshmërisë së biznesit. Ceremonia mblodhi së bashku drejtues, mbrojtës të mjedisit dhe novatorë të përkushtuar drejt përmirësimit të çështjeve sociale dhe mjedisore.

Vlerësimi për Sipërmarrjet e Qëndrueshme “SDG Business Pioneers” është një konkurs kombëtar i organizuar UNDP Albania, i frymëzuar nga UNDP në Bosnje dhe Hercegovinë. Ky vlerësim vjen në kuadër të projektit të përbashkët të OKB-së “Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm” i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), dhe i zbatuar nga UNDP, FAO, ILO dhe UNIDO. Projekti fuqizon bizneset shqiptare të integrojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në punën e tyre. Ai mbështet përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian ndërsa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE. Projekti synon të amplifikojë ndikimin pozitiv të sektorit privat në mjedis dhe shoqëri, duke nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse në të gjithë Shqipërinë.

Fituesit:

Kategoria mikro:
•    Fituesi i çmimit të madh: RecycAl
•    Fituesi për aktivitetin kryesor të biznesit dhe veprimtarive: Pastrim Kimik Lavanderi Batica
•    Fituesi për Politikat Sociale, Mjedisore dhe Qeverisja e Korporatave (ESG) dhe Përgjegjshmëria Sociale e Korporatës (CSR): Silky Wet Cleaning

Kategoria e bizneseve të vogla: 
•    Fituesi i çmimit të madh: Albanian Trip Shpk
•    Fituesi për aktivitetin kryesor të biznesit dhe veprimtarive: Arilta B New Generation
•    Fituesi për Politikat Sociale, Mjedisore dhe Qeverisja e Korporatave (ESG) dhe Përgjegjshmëria Sociale e Korporatës (CSR): TCNdo

Kategoria e bizneseve të mesme:
•    Fituesi i çmimit të madh: Ujësjellës Kanalizime Rajoni Korçë
•    Fituesi për aktivitetin kryesor të biznesit dhe veprimtarive: Edipack Shpk
•    Fituesi për Politikat Sociale, Mjedisore dhe Qeverisja e Korporatave (ESG) dhe Përgjegjshmëria Sociale e Korporatës (CSR): Elite Travel Group

Kategoria e bizneseve të mëdha:
•    Fituesi i çmimit të madh: Everest shpk
•    Fituesi për aktivitetin kryesor të biznesit dhe veprimtarive: Banka Amerikane e Investimeve SHA
•    Fituesi për Politikat Sociale, Mjedisore dhe Qeverisja e Korporatave (ESG) dhe Përgjegjshmëria Sociale e Korporatës (CSR): Balfin Group

Kategoria e bizneseve ndërkombëtare:
•    Fituesi i çmimit të madh: Intesa Sanpaolo Bank Albania
•    Fituesi për aktivitetin kryesor të biznesit dhe veprimtarive: Vodafone Albania
•    Fituesi për Politikat Sociale, Mjedisore dhe Qeverisja e Korporatave (ESG) dhe Përgjegjshmëria Sociale e Korporatës (CSR): NOA sha

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
Nora Kushti, Specialiste Komunikimi UNDP Shqipëri
nora.kushti@undp.org    +355 69 209 0253