Vlora, 29 May 2020 - A new speedboat which will serve to better conserve and protect the Karaburun-Sazan Marine Park was released to the sea today. Purchased by UNDP in the context of the Project “Improving Coverage and Efective Management of Marine and Coastal Protected Areas s in Albania, phase 2,” funded by the Italian Cooperation and implemented in partnership with the Ministry of Tourism and Environment, and the National Agency of Protected Areas, it will facilitate the patrolling of the Marine Park to detect potential illegal activities, assist in conducting scientific and research work to protect flora and fauna and improve public services to the Park’s visitors. Furthermore, it will help strengthen the operational capacity of the National Agency of Protected Areas, benefitting both the local communities and the many tourists who visit Karaburun- Sazan yearly.
The vessel will also assist in water monitoring and biodiversity protection. With a speed capacity of 53 knots and space to carry two stretchers, it will also come handy in offering fast and effective first aid medical service.
The Ambassador of Italy to Albania Fabrizio Bucci, who was present at the event, underlined: “On April 28th, Karaburun Sazan Marine Park – the first and only Marine Protected area in Albania – turned 10. Italy has continuously supported the strengthening of the protection of environmental heritage in Albania and the commitment of local institutions to respect legality and for better public services. It has done so in the past. It will continue to do so in the future."
The Representative of the Italian Cooperation in the Western Balkans, Nino Merola, stressed: "Italy supports the growth of the Blue Economy in Albania. It does this at 360 degrees and with a coherent overall vision that is oriented to the needs of local communities. The friendship that binds our countries is concretized and confirmed every day with effective progress”.
UNDP Resident Representative in Albania, Limya Eltayeb said: “ UNDP is happy to have partnered with the Italian government and to support the Ministry of Tourism and Environment and the National Agency of Protected Areas in setting the best example of management of the only marine park in Albania by investing in human resources, infrastructure and conservation means. COVID-19 has shown us that nature loss is one of the top global risks and root cause of the emergence of infectious diseases, such as Coronavirus. Now, even more pressing reasons exist to invest in communities that protect nature through eco-tourism and conservation. COVID-19 recovery packages must include this investment and build strong partnerships”.
Minister of Tourism and Environment Blendi Klosi speaking at the youth and tour operators present at the event said: "This year would have been different if we were not confronted with the Coronavirus pandemic. This activity would have taken place in one of the vessels or big tourst ships that you possess, which tourists and the youth that want to get to know Sazan and Karaburun massively use. Despite the situation we find ourselves in, we continue to approve laws in Parliament that will regulate the marine economy, knowing that in order to comply with the European standards, we must create ecologic, marine tourism. The Karaburun-Sazan Marine Park is our common natural wealth, you should help us preserve and develop sustainable tourism. You need this park as much as the park needs you today”
With the support of the Global Environment Facility (GEF) since 2010 and the support of the Italian Government through the Italian Agency for Cooperation and Development (AICS) from 2017, UNDP has partnered with the Ministry of Tourism and Environment, the National Agency for Protected Areas and local authorities to proclaim and effectively manage the Marine Park.
The Park’s Management Plan is the main tool for biodiversity conservation, for raising awareness and improving education, for cultural heritage and landscape maintenance, for support towards local communities and for sustainable use of natural resources. Today’s investment complies with Management Plan Objectives and ensures and facilitates implementation of on-site jurisdiction of the Park administration, as well as law enforcement. This includes surveillance done by rangers, which is a key tool for the conservation and monitoring of the Marine Park and essential for effective implementation of the Management Plan. This investment will also contribute to the successful administration of the Marine Park Karaburun-Sazan, which in turn increases the effectiveness of law enforcement and enables better surveillance of this ecosystem.
Versioni Shqip:
Karaburun-Sazanit i shtohet nje mjet lundrues në shërbim të ruajtjes dhe mirë-menaxhimit të Parkut të parë dhe të vetëm Detar në Shqipëri
Vlorë, 29 maj 2020 - Një mjet lundrues i ri e në shërbim të ruajtjes dhe mbrojtjes më të mirë të Parkut Detar Karaburun-Sazan, doli sot në det. Mundësuar nga UNDP në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Mbulimit dhe Menaxhimit Efektiv të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare në Shqipëri, faza 2,” i cili financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe zbatohet në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, mjet lundrues do lehtësojë patrullimin e Parku Detar për zbulimin e aktiviteteve të mundshme të paligjshme, do të ndihmojë në kryerjen e aktiviteteve shkencore dhe kërkimore për të mbrojtur florën dhe faunën dhe do të përmirësojë shërbimet publike për vizitorët e Parkut. Gjithashtu do të ndihmojë në forcimin e kapacitetit operacional të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga përfitojnë si komunitetet vendore dhe turistët e shumtë të cilët vizitojnë Karaburun- Sazanin çdo vit.
Mjeti lundrues do të ndihmojë dhe për monitorimin e ujit dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Me një kapacitet shpejtësie prej 53 milje në orë dhe mundësi për të mbajtur dy barrela, mjeti lundrues mund te ndihmojë dhe në ofrimin e shpejtë dhe të efektshëm te ndihmës së parë mjekësore.
Ambasadori i Italisë në Shqipëri i pranishëm ne aktivitet, Fabrizio Bucci, nënvizoi: "Me 28 Prill, Parku Detar Karaburun Sazan - zona e parë dhe e vetme e Mbrojtur Detare në Shqipëri – mbushi 10 vjec. Italia ka mbështetur vazhdimisht forcimin e mbrojtjes së trashëgimisë mjedisore në Shqipëri dhe angazhimin e institucioneve vendore për të respektuar ligjshmërinë dhe për shërbime më të mira publike. E ka bërë këtë në të kaluarën. Do vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen.”
Përfaqësuesi i Bashkëpunimit Italian në Ballkanin Perëndimor, Nino Merola, theksoi: "Italia mbështet fuqizimin e Ekonomisë Blu në Shqipëri. E bën këtë në 360 gradë dhe me një vizion të plotë dhe koherent, i cili është i orientuar drejt nevojave të komuniteteve vendore. Miqësia që lidh vendet tona konkretizohet dhe konfirmohet çdo ditë përmes përparimit efektiv.”
Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, Limya Eltayeb, tha: "UNDP është e lumtur që bashkëpunon me qeverinë italiane dhe që mbështet Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për të dhënë shembullin më të mirë të menaxhimit të parkut të vetëm detar në Shqipëri duke investuar në burime njerëzore, infrastrukturë dhe metoda konservimi. COVID-19 na ka treguar se shpërdorimi i natyrës është një nga rreziqet kryesore globale dhe shkak rrënjësor i shfaqjes së sëmundjeve infektive, siç është Coronavirus-i. Tani ekzistojnë arsye edhe më të ngutshme për të investuar në komunitetet që mbrojnë natyrën përmes eko-turizmit dhe konservimit. Paketat e rimëkëmbjes ndaj COVID-19 duhet ta përfshijnë këtë investim dhe të ndërtojnë partneritete të forta.”
Ministri i Turizmit dhe Mjedisin Blendi Klosi tha: "Ky vit do kishte qenë ndryshe po të mos ishim ndeshur me pandeminë e Coronavirus. Këtë aktivitet do ta bënim padyshim në një nga vaporet apo anijet e mëdha turistike që ju posedoni, që shfrytëzohen masivisht nga turistë dhe të rinj që duan të njohin Sazanin dhe Karaburunin. Pavarësisht kushteve ku gjejmë veten, ne vazhdojmë të miratojmë ligje në Parlament që do jenë rregullatorë të ekonomisë detare, duke ditur se per t’ju përgjigur standarteve evropiane duhet të krijojmë turizëm detar ekologjik. Parku Detar Karaburun-Sazan është një pasuri natyrore e të gjithëve, duhet dhe ju të na ndihmoni ta ruajmë dhe të zhvillojmë turizëm të qëndrueshëm. Ju keni nevojë për parkun aq sa dhe ai ka nevojë per ty sot…”
Me mbështetjen e Fondit Global të Mjedisit (GEF) që nga viti 2010 dhe me mbështetjen e Qeverisë Italiane përmes Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) që nga 2017, UNDP ka bashkëpunuar me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe autoritetet vendore për të shpallur dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive Parkun Detar.
Plani i Menaxhimit të Parkut është mjeti kryesor për ruajtjen e biodiversitetit, për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e arsimit, për trashëgiminë kulturore dhe mirëmbajtjen e peizazhit, për mbështetje ndaj komuniteteve vendore dhe për përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Investimi i sotëm përputhet me Objektivat e Planit të Menaxhimit dhe siguron zbatimin e juridiksionit vendor të administratës së Parkut, si dhe lehtëson zbatimin e ligjit. Këtu përfshihet mbikëqyrja e kryer nga rojet, e cila është mjet kyc për ruajtjen dhe monitorimin e Parkut Detar dhe thelbësore për zbatimin efektiv të Planit të Menaxhimit. Ky investim do të kontribojë gjithashtu në administrimin e suksesshëm të Parkut Detar Karaburun-Sazan, i cili rrit efektivitetin e zbatimit të ligjit dhe mundëson mbikëqyrje më të mirë të këtij ekosistemi.