Vlerësimi i Nevojës për shërbime shoqerore në 12 qarqet e Shqipërisë

Albanian

pdf (8.1MB)

Download

Vlerësimi i Nevojës për shërbime shoqerore në 12 qarqet e Shqipërisë

June 25, 2019

Raporti “Vlerësimi i Nevojës për shërbime shoqerore në 12 qarqet e Shqipërisë” analizon informacionin ekzistues dhe të dhënat administrative, që pasqyrojnë shërbimet shoqërore në Shqipëri si edhe përfituesit e tyre, me qëllim vlerësimin e nevojës për këto shërbime, për të orientuar procesin e hartimit të politikave efektive të kujdesit shoqëror në nivel qendror e lokal, e më tej, të politikave të përfshirjes shoqërore.

Të dhënat dhe informacionet e siguruara nga ShSSh dhe të pasuruara me të dhënat mbi strukturën demografike dhe popullsinë e Shqipërisë sipas bashkive, u përpunuan në përputhje me një kuadër metodologjik të përgatitur për këtë qëllim, i cili mbështetet në analizën e krahasuar dhe të kryqëzuar të informacionit dhe të dhënave administrative, për të vlerësuar nevojën për shërbime shoqërore, sipas tre dimensioneve themelor:

Dimensioni 1: Oferta e shërbimeve shoqërore.

Dimensioni 2: Kërkesa për shërbime shoqërore.

Dimensioni 3: Shpërndarja e diferencuar e shërbimeve shoqërore.

Analiza e përgjithshme e informacionit ekzistues mbi shërbimet shoqërore në Shqipëri dhe përfituesit e tyre, tregon qartësisht se shërbimet shoqërore janë zhvilluar, ndërsa cilësia e tyre është përmirësuar. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Shërbimi Social Shtetëror, si institucioni përgjegjës monitoron me kujdes zbatimin e standardeve të shërbimeve, për të garantuar kujdesin cilësor për qytetarët dhe grupet në nevojë.

Regions and Countries
Sustainable Development Goals