Albania: Government must act to counter stigma and discrimination against LGBT persons, says expert

UNDP Albania

July 12, 2024

TIRANA – The Government of Albania has established a solid infrastructure to combat discrimination based on sexual orientation and gender identity but needs to do more to ensure that laws and policies are implemented and aligned with the lived realities of lesbian, gay, bisexual and transgender (LGBT) people, an independent expert said today.

“At a time of considerable economic growth and social change in Albania, I was heartened to see clear evidence of the Government’s commitment to ensure that LGBT people in the country are not left behind and have equal opportunities to fully realise their potential in Albanian society,” said Graeme Reid, the Independent Expert on protection against violence and discrimination based on sexual orientation and gender identity.

“LGBT people nonetheless continue to face discrimination in access to education, healthcare, employment and other aspects of their daily lives,” Reid said. “They also face obstacles reporting bias-motivated violent crimes and accessing remedies for alleged violations of their rights, often as a result of prevalent stigma and discriminatory social attitudes toward LGBT persons.”

Reid visited Albania from 1 to 12 July 2024. In a statement concluding his 10-day visit, Reid applauded Albania’s achievements in aligning domestic laws and policies with international standards and the Government’s positive role in international fora in support of the human rights of LGBT people. He travelled to Tirana, Shkoder, Kukes, Vlore, Sarande and Korce for meetings with government officials, civil society representatives, equality bodies, and individuals sharing experiences of alleged violence and discrimination based on their sexual orientation and gender identity.

“What stood out in my visit to Albania was the readiness of authorities at all levels to defend the human rights of LGBT persons, in line with the requirements of the National Action Plan on LGBTI Persons,” Reid said. “In some cases, authorities sought my recommendations about action they could take to do better. Yet many municipalities also expressed the need for improved data gathering, technical training, and funding of human resources to build awareness-raising campaigns, school curricula and protection mechanisms.”

Reid observed a striking disparity between official statistics and public perceptions on the nature and extent of discrimination based on sexual orientation and gender identity, including in research undertaken by civil society groups. Nonetheless, most officials and activists he met with agreed that laws and policies to counter discrimination and violence in LGBT people’s daily lives need to be put into practice – including through adequate resource allocation and raising awareness at all levels of society on how people are marginalised and harmed by discrimination based on sexual orientation and gender identity in the public domain.

The expert will present a full report on his visit to the Human Rights Council in June 2025, including recommendations to the Government of Albania on how to address any shortcomings in line with international human rights law and standards.

***

The Independent Expert is part of what is known as the Special Procedures of the Human Rights Council. Special Procedures, the largest body of independent experts in the UN Human Rights system, is the general name of the Council’s independent fact-finding and monitoring mechanisms that address either specific country situations or thematic issues in all parts of the world. Special Procedures experts work on a voluntary basis; they are not UN staff and do not receive a salary for their work. They are independent from any government or organization and serve in their individual capacity.

For more information and media requests please contact: Brian Griffey (+41 22 917 5008 / hrc-ie-sogi@un.org) or Nora Kushti: nora.kushti@undp.org 

For media inquiries related to other UN independent experts, please Dharisha Indraguptha (dharisha.indraguptha@un.org) or John Newland (john.newland@un.org)

Follow news related to the UN's independent human rights experts on Twitter @UN_SPExperts 

 


 

Shqipëri: Qeveria duhet të veprojë për të luftuar stigmën dhe diskriminimin ndaj personave LGBT, shprehet eksperti

TIRANË (12 korrik 2024) – Qeveria Shqiptare ka ngritur një strukturë të qëndrueshme për të luftuar diskriminimin e bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, por duhet të bëjë më shumë për të siguruar zbatimin dhe përputhshmërinë e ligjeve dhe politikave me realitetet e jetuara të personave lesbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT), deklaroi sot një ekspert i pavarur.

“Ndërkohë që jetojmë në një kohë me rritje të konsiderueshme ekonomike dhe ndryshim social në Shqipëri, u lumturova teksa pashë prova të qarta të angazhimit të qeverisë për të siguruar që personat LGBT në vend të mos mbeten pas dhe të kenë mundësi të barabarta për të realizuar plotësisht potencialin e tyre në shoqërinë shqiptare,” u shpreh Graeme Reid, Eksperti i Pavarur për mbrojtjen ndaj dhunës dhe diskriminimit të bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

“Megjithatë, personat LGBT vazhdojnë të përballen me diskriminim në lidhje me aksesin në arsim, kujdes shëndetësor, punësim dhe aspekte të tjera të jetës së tyre të përditshme,” deklaroi Reid. “Ata përballen edhe me pengesa për të raportuar krime të dhunshme me motive paragjykimi dhe për të pasur akses në zgjidhje për shkelje të pretenduara të të drejtave të tyre, shpesh si pasojë e stigmës dhe qëndrimeve sociale diskriminuese mbizotëruese ndaj personave LGBT.”

Reid vizitoi Shqipërinë nga data 1 deri në 12 korrik 2024. Në një deklaratë në përmbyllje të vizitës së tij 10-ditore, Reid përgëzoi arritjet e Shqipërisë në lidhje me harmonizimin e ligjeve dhe politikave vendase me standardet ndërkombëtare, dhe rolin pozitiv të qeverisë në forumet ndërkombëtare në mbështetje të të drejtave të njeriut për personat LGBT. Ai udhëtoi në Tiranë, Shkodër, Kukës, Vlorë, Sarandë dhe Korçë për takime me zyrtarë të qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile, organe të barazisë dhe individë, në të cilat ndau përvojat mbi dhunën dhe diskriminimin e pretenduar të bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

“Ajo që u dallua në vizitën time në Shqipëri ishte gatishmëria e autoriteteve të të gjitha niveleve për të mbrojtur të drejtat e njeriut për personat LGBT, në përputhje me kërkesat e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBT,” u shpreh Reid. “Në disa raste, autoritetet më kërkuan rekomandime se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin për të bërë më mirë. Megjithatë, shumë bashki shprehën nevojën për përmirësim të mbledhjes së të dhënave, trajnime teknike dhe financim të burimeve njerëzore për të krijuar fushata ndërgjegjësimi, kurrikula shkollore dhe mekanizma mbrojtjeje.”

Reid vuri re një pabarazi të dukshme ndërmjet statistikave zyrtare dhe perceptimeve të publikut lidhur me natyrën dhe përhapjen e diskriminimit të bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, përfshirë edhe në studimet e ndërmarra nga grupet e shoqërisë civile. Sidoqoftë, shumë nga zyrtarët dhe aktivistët që ai takoi binin dakord mbi nevojën për zbatimin e ligjeve dhe politikave për luftën kundër diskriminimit dhe dhunës në jetën e përditshme të personave LGBT, nëpërmjet alokimit të duhur të burimeve dhe rritjes së ndërgjegjësimit në të gjitha nivelet e shoqërisë se si margjinalizohen dhe dëmtohen njerëzit nga diskriminimi i bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor në sferën publike.

Eksperti do të paraqesë një raport të plotë në vizitën e tij në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në qershor 2025, në të cilin do të përfshihen rekomandime për Qeverinë Shqiptare se si t’i trajtojë mangësitë në përputhje me standardet dhe të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

***

Eksperti i Pavarur është pjesë e asaj që njihet si Procedurat e Posaçme të Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Procedurat e Posaçme, organi më i madh i ekspertëve të pavarur në sistemin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, është emri i përgjithshëm i mekanizmave të pavarura të Këshillit për gjetjen e fakteve dhe monitorimin me qëllim trajtimin e situatave specifike të vendit apo çështjeve tematike në mbarë botën. Ekspertët e Procedurave të Posaçme punojnë në mënyrë vullnetare; ata nuk janë pjesë e stafit të OKB-së dhe nuk marrin rrogë për punën e tyre. Ata janë të pavarur nga ndonjë qeveri apo organizatë dhe shërbejnë në cilësinë e tyre individuale.

Për më shumë informacion dhe kërkesa nga media, ju lutemi kontaktoni: Brian Griffey (+41 22 917 5008 / hrc-ie-sogi@un.org)

Për pyetje nga media lidhur me ekspertët e pavarur të OKB-së, ju lutemi kontaktoni Dharisha Indraguptha (dharisha.indraguptha@un.org)/ John Newland (john.newland@un.org)

Ndiqni lajmet në lidhje me ekspertët e pavarur të OKB-së për të drejtat e njeriut në Twitter @UN_SPExperts